TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2023, 19:01

Përfundojnë pjesët e para/ Kosova përfiton nga gafa e Izraelit, Zvicra udhëheq ndaj Bjellorusisë

Shkruar nga Pamfleti

Përfundojnë pjesët e para/ Kosova përfiton nga gafa e

Përfundon pjesa e parë e kualifikueseve të “EURO 2024” që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani. Kosova ka mundur me rezultatin minimal 0-1 Izraelin.

“Dardanët” zhbllokuan sfidën në minutën e 36 falë autogolit të Dasa.

Pjesë e Grupit I është edhe Zvicra, që i ka mbyllur 45 minutat e para në avantazh 3-0 kundër kombëtares së Bjellorusisë. Protagonisti absolut ishte Steffen, autor i të tre golave për zviceranët përkatësiht në minutat 4, 16 dhe 29.

Ndërkohë është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë e ndeshjes mes Armenisë dhe Turqisë, e vlefshme për javën e parë të Grupit D të fazës kualifikuese për “EURO 2024”.

Ndeshja që po zhvillohet në Jerevan u zhbllokua pas vetëm 10 minutash lojë. Ishin vendasit ata që shënuan falë një autogoli të Kabak. Reagimi i turqve erdhi në minutën e 35 me një gol të Kokçu.

kosova izraeli bjellorusia zvicra kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje