TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2023, 18:14

Silvinjo kërkon pikët në debutim, ja si ndryshon rreshtimi i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Polonisë

Shkruar nga Pamfleti
Silvinjo kërkon pikët në debutim, ja si ndryshon rreshtimi i

Silvinjo ka filluar të krijojë ide më të qartë për Shqipërinë që do të zbresë në fushë në ndeshjen ndaj Polonisë në stadiumin “Naradovi” të hënën. Provat që ka bërë këto ditë, ndërsa pret kthimin e Uzunit, tregojnë se trajneri do të vendosë në fushë një ekip shumë fleksibël me skemën 4-1-4-1.

Portën do t’ia besojë Etrit Berishës, teksa katërshja para tij do të jenë Balliu, Kumbulla, Mihaj dhe Hysaj.  Si digë përpara mbrojtjes do të vendoset Ylber Ramadani, teksa pak më të avancuar do të pozicionohen Abrashi dhe Laçi. Në repartin e sulmit Cikalleshi dhe Seferi janë në balotash mes tyre për një vend titullari, teksa cilido që do ta nsië nga minuta e parë do të mbështetet nga Asani në krahun e djathtë dhe nga Uzuni në të majtë.

Formacioni i mundshëm: Berisha, Balliu, Kumbulla, Mihaj, Hysaj, Ramadani, Abrashi, Laçi, Asani, Uzuni, Cikalleshi (Seferi).

ndeshja me poloninë formacioni i shqipërisë

Lini një Përgjigje