TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2023, 17:53

Prenga realizon dopietë, Vora mposht pastër Tiranën në ndeshjen miqësore

Shkruar nga Pamfleti

Prenga realizon dopietë, Vora mposht pastër Tiranën në

Vora ka mposhtur në ndeshjen miqësore Tiranën me rezultatin e pastër 2-0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse të dyja ekipet patën mundësi për të zhbllokuar sfidën. Ndërsa në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi në favor të ekipit të Mërgjyshit. Në minutën e 47, Prenga shënoi gol me kokë duke kaluar në avantazh Vorën. Në minutën 82, ai dyfishoi shifrat duke vulosur fitoren e ekipit.

Kështu Vora tregoi edhe njëherë formën e mirë që po kalon duke mposhtur ekipin e madh bardheblu.

Për kampionët e Shqipërisë të drejtuar nga Orges Shehi, ky ishte një test i rëndësishëm, për të parë gjendjen fizike të shumë lojtarëve. Kujtojmë që “Abissnet Superiore” është pushim për shkak të impenjimit të Kombëtareve.

vora tirana ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje