
Ditët e fundit mediat franceze po shkruajnë për skandalin e madh të bashkëshortes së presidentit Makron, Brixhit Makron, në një event që ajo mori pjesë me trajnerin e kombëtares së futbollit, Didier Deshamps.
Për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë? Bashkëshortja e presidentit francez Emanuel Makron, Brixhit, u përpoq të mburrej para trajnerit të Trikolor, Didier Deshamps se ndjek futboll.
- Ka një japonez që luan te Reims. Cili është emri i tij?
- Junija Ito - tha një nga gazetarët e pranishëm.
- Po, po, ai është! Ai është shumë i mirë. Didier, më duhet t'ua sugjeroj. Pse nuk e merrni të luajë për kombëtaren tha Brixhit Makron.
Trajneri i Francës, Didier Deshamps, vetëm qeshi me pyetjen e saj dhe më pas u përpoq të mbulonte gafën e saj.
- Nuk mundet. Sepse ai është japonez!
Gafa e Brixhit Makron u bë virale në rrjetet sociale dhe francezët prej ditësh po “tallen” me bashkëshorten e presidentit.
Junia Ito, 30-vjeç është një nga futbollistët më të mirë të Reims. Vlera e tij në treg llogaritet në 10.000.000 euro, sipas portalit “Transfermarkt”. Junia Ito luan në krahun e djathtë dhe këtë dimër mund të shkojë tek Al Hilal në Arabisnë Saudite, të cilët janë shumë të interesuar për të. Ito luan për kombëtaren japoneze që nga viti 2017 dhe ka luajtur 54 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola.
Brigitte Macron suggère à Didier Deschamps de sélectionner Junya Ito en Équipe de France ! ????????????
— Actu Ligue 1 (@ActuL1_) January 23, 2024
BM : "Il y a un Japonais qui joue très bien à Reims... Comment s'appelle t'il déjà ?"
Journaliste de @champagnefm : "Junya Ito"
BM : "Oui, Ito c'est ça ! Il est très bon. Il faut le… pic.twitter.com/iDGQJ8J90b
Lini një Përgjigje