
Klubi rus i Rubin Kazanit, pas Mirlind Dakut, ka afruar në radhët e tij një tjetër sulmues shqiptar. Pikërisht bëhet fjalë për 22-vjeçarin Dardan Shabanhaxhaj, i cili në këtë merkato dimërore ka kaluar nga sllovenët e Muras te klubi rus.
Klubi i Murës njoftoi se Shabanhaxhaj do t’i bashkohet Rubin Kazanit për një tarifë rekord. Në media të ndryshme sllovene është bërë e ditur se Rubin Kazan ka pranuar t’i paguajë 1.2 milionë euro Muras për të fituar shërbimet Shabanhaxhajt. Sulmuesi 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë për katër vite e gjysmë, ndërsa do të veshë fanelën me numrin 99.
Shabanhaxhaj ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me tre asistime në 19 ndeshje në elitën e futbollit slloven. Shbanahaxhaj konsiderohet si një kandidat potent për të veshur fanelën e Kombëtares shqiptare. Kalimi i 22-vjeçarit nga klubi slloven në Rusi është bërë me ndërmjetësimin e menaxherit Shkumbin Qormemeti, i cili në të shkuarën ka kryer disa transferime “BIG” të futbollistëve shqiptarë në klube të ndryshme europiane.
Lini një Përgjigje