TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2024, 20:03

Partizani zhgënjen dhe “skuqet“ në Gjeorgji, të kuqtë mposhten nga Iberia; 'Demat' me njërën këmbë jashtë Ligës së Konferencës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Partizani zhgënjen dhe “skuqet“ në Gjeorgji, të

Partizani zhgënjen në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës. Të kuqtë janë mposhtur në transfertë nga Iberia me rezultatin e pastër 2-0 dhe janë me një këmbë jashtë këtij kompeticioni.

Gjeorgjianët kaluan në avantazh në minutën e 31 nga pika e bardhë e penalltisë. Mamageishvili u nis me një kundërsulm të shpejtë, shmangu një mbrojtës dhe pastaj Qirkon i cili e pengoi, teksa gjyqtari bëri shenjë nga pika e bardhë ku mesfushori i vendasve nuk gaboi.


Partizani e nisi pjesën e dytë në mënyrën më të keqe. Arinaldo Rrapaj la “Demat“ me 10 lojtarë, teksa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.


Në minutën e 57, vendasit realizuan edhe golin e dytë që i jep siguri për kaulfikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Pas një aksioni nga e majta me topi që shkoi te Syla i cili e shtyu në rrjetë. Të kuqtë protestuan për pozicion jashtë loje, por gjyqtari bëri shenjë ngë qendra.


Ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve do të luhet javën e ardhshme më 1 gusht në “Elbasan Arena“ në orën 20:00.

iberia partizani liga e konferencës

Lini një Përgjigje