TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Tetor 2024, 21:27

“Nuk dorëzohet kurrë”, shoku i skuadrës elozhe pafund Ramadanit: Më pëlqen të luaj me një futbollist si ai

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk dorëzohet kurrë”, shoku i skuadrës elozhe pafund

Lasana Kulibali është kthyer shumë shpejt në një emër të rëndësishëm te skuadra e Leçes. Mesfushori nga Mali formon bashkë me Ylber Ramadanin dyshen e qendrës së mesfushës së klubit të Serisë A dhe ka mundësinë të tregojë të gjithë aftësitë e tij.

Lojtari është përshtatur mjaft mirë në skuadrën e re pas transferimit nga Salernitana dhe tregon se meritë e kësaj është pikërisht kombinimi me Ramadanin për të cilin nuk ka kursyer elozhet në intervistën në mediat italiane.

Ndjehem mjaft mirë me të, është e rëndësishme. Unë dhe Ramadani e dimë se sa i rëndësishëm është një lojtar për të gjithë ekipin. Ai nuk dorëzohet kurrë, nuk lë asgjë. Më pëlqen të luaj më lojtarë si ai”, tha Kulibali, duke folur për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

ylber ramadani mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje