
Gëzim dhe frikë për Berat Gjimshitin në duelin e Championsit ndaj Shaktar Donjeck. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 21, të sfidës pas asistit të Lukman, teksa në pjesën e dytë u zëvendësua menjëherë nga trajneri Gasperini, për shkak të disa shqetësimeve në hijen e majtë.
Tekniku i skuadrës bergamaske, nisur edhe nga rezultatin 0-2 i fragmentit të parë të lojës, vendosi të mos rrezikonte me shqiptarin, duke e zëvendësuar, pas shqetësimit të ndjerë. Vendin e Gjimshitit e zuri Pasaliç. Në orët në vijim pritet të bëhen edhe analizat më të detajuara, për të zbuluar më konkretisht gjendjen ekzakte të mbrojtësit.
Tifozët e Atalantës dhe natyrisht ata të kombëtares shqiptare shpresojnë që 31-vjeçari të mos ketë asgjë serioze. Ndeshjet e përfaqësueses janë në prag, me kuqezinjtë që zbresin në fushë më 11 tetor kundër Çekisë në transfertë.
Lini një Përgjigje