TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Korrik 2025, 16:09

Nisja e aventurës në Europë për skuadrat shqiptare, Armand Duka surprizon 4 ekipet

Shkruar nga Pamfleti

Nisja e aventurës në Europë për skuadrat shqiptare, Armand

Ekipet shqiptare po i japin dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjet e Europës.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka uruar suksese në arenën europiane ekipeve si Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Dinamo.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i FSHF, inkurajoi të gjitha skuadrat që të bëjnë maksimumin për të shkuar sa më larg në këtë rrugëtim.

Dua t’u uroj suksese klubeve tona në kupat e Europës! Egnatias, që nis e para rrugëtimin në kualifikueset e Champions League, e për të vijuar me Partizanin dhe Vllazninë në turin e parë të Conference League, si dhe Dinamo City që do e nisë nga turi i dytë rrugëtimin e saj europian.

Është shumë e rëndësishme për të gjitha klubet, por edhe për futbollin shqiptar, një përfaqësim dinjitoz në Kupat e Europës, qoftë për financat, qoftë për të treguar nivelin e kampionatit.

Ndaj i inkurajoj të gjitha klubet të bëjnë maksimumin e tyre për të kaluar sa më shumë ture e pse jo për t’u përfaqësuar sërish në fazën e grupeve të kompeticioneve europiane”, shkruan Duka.

armand duka kreu i fshf

Lini një Përgjigje