TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Korrik 2025, 15:47

Kristjan Asllanit i del emri në Spanjë, zbulohet skuadra që kërkon shërbimet e mesfushorit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Kristjan Asllanit i del emri në Spanjë, zbulohet skuadra që

Real Betis është vënë pas Kristjan Asllanit. Interesimi për mesfushorin shqiptar është raportuar nga mediat spanjolle dhe më pas ato italiane.

Asllani shikohet si pasues i Xhoni Kardozos, që pritet të firmosë me Altetikon e Madridit. Për Asllanin duket opsion interesant La Liga, ndërsa Real Betis do të luajë edhe në Ligën e Europës.

Mbetet për t’u parë cila do të jetë shifra e ofruar për Interin. Asllani pati mundësinë e tij me trajnerin Kivu, megjithatë zikaltrit dështuan në Botërorin për klube.

Betis ka si trajner Manuel Pelegrinin, i cili duket se e ka aprovuar Asllanin. Mbetet për t’u parë si do të shkojë ky operacion, pasi Interi pritet të heqë dorë nga shërbimet e mesfushorit shqiptar për më tepër se 10 milionë euro.

kristjan asllani mesfushori shqiptar real betis

Lini një Përgjigje