TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Korrik 2025, 15:25

“Jashari do Milanin, le të shpresojmë”, Igli Tare: Alegri njeriu i duhur për pankinën

Shkruar nga Pamfleti

“Jashari do Milanin, le të shpresojmë”, Igli Tare: Alegri

Sot ka qenë dita e parë e punës për Milanin e sezonit të ri 2025-2026. Dita e parë për trajnerin Masimiliano Alegri dhe drejtorin sportiv Igli Tare në Casa Milan.

Ata të dy u prezantuan para mediave, duke hapur zyrtarisht sezonin e ri për “Djajtë”. Për mediat foli edhe Tare, i cili e nisi duke përshëndetur trajnerin e ri të kuqezinjve.

Falënderoj trajnerin Alegri dhe stafin e tij për fillimin e kësaj aventure të re. Ardhja e tij u pranua menjëherë nga klubi, sepse pamë tek ai një figurë të rëndësishme që do të sjellë përvojë dhe një mentalitet fituesi“, tha Igli Tare.

Ne të gjithë mendojmë se ai është njeriu i duhur për të drejtuar Milanin, pasi ka përvojën për ta rikthyer skuadrën në nivelin që dëshirojnë tifozët”, shtoi më tej Tare.

Një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve është Jashari nga Klub Bryzh…

Nuk mendoj se është e përshtatshme të flasim për këtë në një konferencë për tregun e transferimeve. Është një situatë që ju e dini tashmë dhe për të cilën ne interesohemi, fakti që ai mund të vijë në Milan. Ky është vullneti i tij, të luajë për këtë ekip. Por në këtë kohë duhet të respektojmë dinamikën e një klubi tjetër me të cilin ai është nën kontratë. Ne besojmë se kemi bërë një ofertë të shkëlqyer, gjithashtu në respekt të historisë së klubit dhe futbollit belg. Shpresoj që historia të përfundojë me një fund të lumtur për Milanin dhe për lojtarin”.

igli tare drejtori sportiv i milanit masimiliano alegri

Lini një Përgjigje