TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Korrik 2025, 22:51

PSG dhe Arsenal në garë për Rodrigon, braziliani jashtë planeve të Real Madridit

Shkruar nga Pamfleti

PSG dhe Arsenal në garë për Rodrigon, braziliani jashtë

PSG është gati të bëjë një goditje të bujshme në merkaton e verës, duke synuar sulmuesin e Real Madridit, Rodrigo. Braziliani, i cili ka humbur shkëlqimin e tij gjatë vitit të fundit, mund të largohet nga “Los Blancos”, pavarësisht kontratës deri në 2028.

Francezët kanë nisur kontaktet me klubin madrilen, por në garë është futur edhe Arsenali, i cili ka shfaqur interes të madh për 24-vjeçarin.Trajneri i Realit, Çabi Alonso, ka lënë të kuptohet se Rodrigo nuk është në planet e tij, pasi lojtari nuk u aktivizua në dy ndeshje pas debutimit kundër Al Hilal dhe ka luajtur vetëm minuta të kufizuara në dy takime të tjera.

Transferimi i Rodricos, i cili u ble për 45 milionë euro në 2019 nga Santos, nuk pritet të jetë i lehtë për shkak të vlerës së tij të lartë dhe kontratës afatgjatë. A do të jetë PSG apo Arsenali destinacioni i ardhshëm i yllit brazilian? Merkatoja pritet të japë përgjigjen!

Lini një Përgjigje