TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Mars 2023, 16:02

Nis sot rrugëtimi drejt “Gjermani 2024”, klasikja 90-vjeçare evropiane ‘mbërthen’ tifozët

Shkruar nga Pamfleti

Nis sot rrugëtimi drejt “Gjermani 2024”, klasikja

Europiani “Gjermani 2024” ngre siparin ditën e sotme me fazën kualifikuese, ku emrat e mëdhenj të futbollit europian do të zbresin në fushën e lojës.

Sfida e parë do të jetë ajo mes Kazakistanit dhe Sllovenisë në orën 16:00, e vlefshme për Grupin H.

Më pas në orën 20:45 do të luhen dhe shtatë ndeshje të tjerë, ku spikat finalja e Europianit të fundit mes Italisë dhe Anglisë, që do të luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona” të Napolit, e vlefshme për Grupin C.

“Kjo është një “klasike” e futbollit evropian”. Kështu e cilësoi edhe trajneri i “Axurrëve” Roberto Mançini, i cili mbështetet te një tjetër “argjentinas”, Mateo Retegui, për të nisur sa më mirë procesin kualifikues për “Euro 2024” dhe për të lënduar anglezët.

Është një sfidë 90-vjeçare. Nga “Olimpico” i Romës, duke kaluar natën e fundit të triumfit në “Wembley”, deri te Napoli dhe “Maradona”, që iu dha anglezëve një shuplakë të paharrueshme në “Meksikë ’86”.

Kombëtarja “Axurre” është natyralizuar kësisoj nga “Manio” për shkak të mungesës së alternativave në sulm. “Ai më kujton Batistutën e parë”, deklaroi trajneri, i cili për debutimin e Retegui me blutë ka vendosur ta vendosë atë përballë një prej më të mëdhenjve në Evropë, Herri Kejn.

Prandaj, Retegui do të jetë maja e treshes në 4-3-3 e Mançinit (megjithëse ka ende disa dyshime për modulin dhe ai mund të zgjedhë një 3-5-2), së bashku me Berardin dhe Pelegrinin, ndërsa Zhorzhinjo ka avantazhin në mesfushë me Kristanten dhe Verratin, para Tonalit. Romanjoli dhe Skalvini janë të etur për një fanelë mbrojtëse, por “çifti” qendror pritet të formohet nga Toloi dhe Açerbi.

Anglia duhet të bëjë pa të dëmtuarin Maunt, pa portierin Pope (zëvendësuar nga Forster) dhe Rashford. Pra, trajneri i “3 Luanëve”, Garet Sauthgejt shkon drejt treshes ofensive Saka-Kejn-Foden, me Belingham dhe Henderson në të dyja anët e Rajs në mesfushë. Mbrojtësit e krahut Uolker dhe Shou, “çifti” qendror Megajër-Stons, para portës së Pikford.

Së bashku me Itali-Angli, ndeshja tjetër e vlefshme në xhiron e parë të Grupit C kualifikues për “EURO 2024” është Maqedonia e Veriut-Malta, me Ukrainën që debuton të dielën më 26 mars në shtëpinë e Kejn dhe shokëve të tij (kur skuadra e “Mançios” do të jetë mysafire në Maltë).

Lini një Përgjigje