TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2023, 20:35

Lacio dëbon përjetë nga stadiumi 3 tifozët, thirrën kore anti-semite në derbin me Romën

Shkruar nga Pamfleti

Lacio dëbon përjetë nga stadiumi 3 tifozët, thirrën

Në derbin e fundit Lacio-Roma, tifozët bardhekaltër u dëgjuan duke thërritur kore anti-semite. Një tifoz tjetër kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “Hitlerson” dhe numrin 88. Klubi lacial mori një vendim lidhur me këtë ngjarje.

Në bashkëpunim me Shoqërinë Sportive Lacio dhe shërbimin e sigurisë, stjuardët dhe policinë dhe nëpërmjet kamerave të sigurisë u bë i mundur identifikimi i tre tifozëve problematikë. Personi i veshur me bluzen “Hitlerson” dhe dy të tjerë që bënin përshëndetje fashiste do të përjashtohen përjetë nga stadiumi. Ndaj personave do të vijojë dhe një procedim penal.

tifozët bardhekaltër lacio

Lini një Përgjigje