TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Mars 2023, 13:54

Kualifikueset e Euro 2024: Ronaldo rikthehet në fushë, Itali-Angli supersfida e mbrëmjes

Shkruar nga Pamfleti

 

Kualifikueset e Euro 2024: Ronaldo rikthehet në fushë,  Itali-Angli

Ditën e sotme do të zbresin në fushë 16 ekipe kombëtare për të luajtur ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024.

Ndeshja e parë do të luhet në orën 16:00, ku Kazakistani do të përballet me Slloveninë. Ndërko janë dhe  7 përballje  të cilat do të luhen të gjitha në orën 20:45.

Portugalia e Cristiano Ronaldos do të ndeshet ndaj Liteshtejnit. Trajneri i ri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka përfshirë  në krye të listës yllin portugez i cili për të është ende i rëndësishëm për rrugëtimin e kombëtares.

Në mbrëmje do të jetë dhe përballja më e nxehtë  mes Italisë dhe Anglisë e cila do të luhet në Napoli. Të dyja kombëtaret vijnë me disa mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh, por kjo nuk i pengon aspak të dyja skuadrat të dhurojnë emocione.

Të dyja skuadrat luajnë vetëm për fitore dhe do të mbetet të mësohet vetëm në minutën e fundit se cila skuadër do të triumfoj!

uefa ronaldo angli itali

Lini një Përgjigje