
Karlo Ançeloti pritet ta mbyllë me Realin këtë sezon dhe të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit. Prej javësh klubi spanjoll ka nisur nga puna për të gjetur një zëvendësues të italianit dhe së fundmi në skenë ka dalë dhe emri i Zhoze Murinjos.
Siç raporton “El Mundo Deportivo”, Florentino Perez ka kontaktuar personalisht portugezin për një rikthim të bujshëm në “Bernabeu” pas largimit në vitin 2013.
Gjithsesi, 60-vjeçari nuk është i vetmi emër që përflitet për të marrë drejtimin e kampionëve të Europës, ku në skenë kanë dalë dhe shumë emra të tjerë të mëdhenj si Tomas Tuhel, Zinedin Zidan, por edhe trajnerë të rinj si Çabi Alonso ose Oliver Glasner.
Lini një Përgjigje