TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Mars 2023, 15:37

Barcelona rrezikon përjashtimin nga Champions League, UEFA nis zyrtarisht hetimet kundër ekipit katalanas

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona rrezikon përjashtimin nga Champions League, UEFA nis zyrtarisht

UEFA ka nisur një hetim për Barcelonën, për shkak të pagesave të klubit spanjoll ndaj një kompanie që drejtohej nga ish-shefi i arbitrave në Spanjë, Enrikez Negreira. Tanimë edhe zyrtarisht Barça rrezikon mospjesëmarrjen në Champions League sezonin që vjen.

“Në përputhje me nenin 31.4. Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s do të kryejnë një hetim për një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

Organizata evropiane e futbollit kërkoi të enjten një hetim për këtë çështje, e cila tashmë po ndiqet nga prokurorët në Spanjë. Rregulloret e Ligës së Kampionëve në fuqi që nga prilli 2007 lejojnë UEFA-n të ndalojë skuadrat nga garat për një sezon, nëse ato janë të përfshira në 'caktimin' e ndeshjeve.

UEFA tha të enjten se u kërkoi inspektorëve disiplinorë që të "kryejnë një hetim në lidhje me një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s nga FC Barcelona në lidhje me të ashtuquajturin "Çështja Negreira". Dokumentet e gjykatës tregojnë se Barcelona ka paguar 7.3 milionë euro (7.7 milionë dollarë) nga 2001-2018 për kompaninë e Hoze Maris Enrikez Negreira, ish-zëvendës presidenti i komitetit të arbitrave të futbollit spanjoll.

Barcelona ka mohuar vazhdimisht çdo konflikt interesi, duke thënë se ka paguar për raportet teknike për gjyqtarët, por kurrë nuk është përpjekur të ndikojë në vendimet e tyre në ndeshje.

uefa barcelona

Lini një Përgjigje