
Trajneri i kombëtare shqiptare Sylvinho doli sot në konferencën për shtyp, në lidhje me përgatitjet e kombëtares shqiptare për Euro 2024.
Sylvinho tha se atmofera e grupit është shumë e mirë, por detyra e tij është përgatisë sa më mirë lojtarët, që të japin kontributin e tyre në Gjermani.
“Këtu është një atmosferë shumë e mirë. Donim që ta nisnim në Tiranë, për të ndier atmosferën dhe entuziazmin e njerëzve. Kemi 3-4 ditë që kemi nisur fazën përgatitore. Kemi Seferin që luajti në datën 29 maj, kemi Abrashin që ka luajtur së fundmi, mbrëmë u bashkua me grupin. Kemi edhe kapitenin Gjimshiti që ka një ndeshje për të luajtur. Do të bashkohet nesër me ne.
Po përgatitemi sa më mirë për Euro 2024. Kam parë motivimin e duhur te skuadra. Nuk na mungon karikimi dhe motivimi, kjo është një gjë shumë e bukur. Kemi lojtarë me karakteristika të ndryshme. Nesër, me shumë mundësi do e kemi grupin të plotë. Ka lojtarë që kanë ardhur nga shumë ndeshje. Nuk po them që janë të lodhur, por duhet t’i menaxhojmë mirë.
Si edhe ata që nuk kanë luajtur shumë. Euro 2024 është turne i shpejtë dhe dinamik. Duhet të përgatitim sa më mirë lojtarët, që të japin kontributin e tyre për kombëtaren e Shqipërisë. Duhet të përgatitim të gjithë lojtarët, të gjithë, dhe të aktivizojmë më pas më të mirët. Gjithë grupi ka karikimin e duhur”, tha braziliani.
Sylvinho thotë se Shqipëria është gati për të përballuar sfidën dhe në fushë do të zbresin më të mirët.
"Duhet të përgatisim futbollistët tanë për të dhënë kontributin e tyre për skuadrën. Po shkojmë në një kompeticion shumë të rëndësishëm. 10 minuta, 15 minuta, 30, 45... bëjnë shumë ndryshim. kjo është skuadra. Duhet të përgatisim të gjithë futbollistët që të dalin në kamp'
Për ne 1 minutë bëhet diferenca. Shkojmë të marrim pjesë në një turne shumë dinamik. Në çdo moment një lojtar mund të bëjë diferencën dhe ndryshojë situatën. Për mua lojtari që nuk e kupton këtë situatë i bie të mos jetë në gjëndje të hyjë në fushën e lojës.
Debatet për listën
'Ka listë pritje-je sepse ne punojmë shumë për këtë situatë. Nuk mund t’i themi emrat që janë aty.
Në një turne të tillë si Europiani 1 minutë mund të bëjë diferencën. Në çdo moment mund të ndryshohet situata, çdo futbollist mund të bëjë diferencën. Lojtarët që nuk e kuptojnë këtë situatë i bie që të mos jenë në gjendje të zbresin në fushën e lojës.
Nuk kam kohë të shoh se çfarë thuhet në publik. Kam shumë ngarkesë dhe punë për të bërë. Nuk arrij të jem në gjendje të ndjek debatet që bëhen. Secili ka mendimin e vet për listën” – tha ai.
Lini një Përgjigje