
Ky lajm u bë publik nga vetë Federata Italiane e Futbollit (FIGC), e cila ndër të tjera theksoi se skuadra e tyre është në gjendje të mirë referuar kontrollove mjekësore. Kapiteni i Napolit, ka lënë përkohësisht kombëtaren, ndërsa pritet të rikthehet për të vijuar me punën për “EURO 2024”.
“Kontrollet mjekësore dhe testet atletike të bëra në mëngjes rezultuan pozitive. Seanca stërvitore u zhvillua pas dyerve të mbyllura këtë pasdite, në ditën e dytë të stërvitjes në Coverciano, 15 ditë para debutimit në “EURO 2024”. Xhovani Di Lorenco u largua, momentalisht, këtë të shtunë nga grumbullimi në Coverciano për arsye familjare”-bën me dije FIGC.
Lini një Përgjigje