
Pushtimi i fushës në minutën e parë të finales së Ligës së Kampioneve, duket se kishte një qëllim mëse të qartë dhe ka bërë të lumtur e pak më të pasur një nga tifozët, të cilët vendosën të hynin në fushë pak sekonda pas vërshëllimës së startit të takimit.
Një streamer rus, i cili ka nofkën Mellstroy, i kishte ofruar kujtdo 300 mijë paund nëse ia dilte të hynte në fushë sot duke mbajtur veshur një fanelë me emrin e tij.
Dhe kjo është ajo që bëri një nga tifozët që pushtoi fushën, pasi me një bluzë të tillë ai vrapoi nga tribuna mes lojtarëve, festoi si CR7 dhe u iku stjuardëve për disa sekonda, derisa u desh edhe ndihma e Sabitzer për ta ndalur.
Well, atleast he didn't lose money doing this ????pic.twitter.com/SK1NQ78uLB https://t.co/v5zC17jhE9
— Football Report (@FootballReprt) June 1, 2024
Lini një Përgjigje