TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Qershor 2024, 12:16

Pjesëmarrja në Euro 2024, Gjasula: Atmosfera është e shkëlqyer, tani po presim të na vijë kapiteni

Shkruar nga Pamfleti
Pjesëmarrja në Euro 2024, Gjasula: Atmosfera është e
Klaus Gjasula

Trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo me mesfushorin e Shqipërisë, Klaus Gjasula kanë dalë në një konferencë për mediat që startoi në orën 12:00 në lidhje me ndeshjen që kuqezinjtë do të zhvillojnë ditën e nesërme në orën 20:00 kundër kombëtares së Lihtenshejnit.

Gjasula iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në prag të miqësores me Liechtenstein dhe tha se gjendja në grup është e shkëlqyer.

“Gjendja është e shkëlqyer si gjithmonë. Të gjithë jemi në formë të mirë, dhe gjithçka është në rregull. Po presim kapitenin të vijë tani.

Atmosfera është mirë, kapiteni i duhet skuadrës. Do vijë me fitoren dhe frymën e mirë nga klubi i tij dhe shpresojmë që të na japi edhe ne pak nga ajo energji, po presim.

Unë jam mesfushor, kam ndihmuar edhe Darmshtadin si mbrojtës, por unë do jap maksimumin. Ajo varet nga zgjedhjet e trajnerit, unë jam për të ndihmuar ekipin dhe pastaj të shohim çfar mund të ndodh.

Kemi disa muaj që nuk kemi luajtur bashkë, ndeshja nesër do na ndihmojë të gjejmë njëri-tjetrin. Ndoshta nuk është kombëtare shumë e fortë por do provojmë të nxjerrim atë se çfarë kemi bërë në stërvitje, ky është objektivi.

Europiani është gjithmonë një gjë e veçantë, mezi po presim që të kalojnë ditët. Kemi shumë punë përpara, ndeshjet dhe stërvitjet që të përgatitemi shumë mirë për takimet e Europianit.”, tha Gjasula.

klaus gjasula

Lini një Përgjigje