TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2026, 18:41

Nga Donaruma në portë te Levandovski në sulm, njëmbëdhjetëshja tipike dhe italianët jashtë Kupës së Botës

Shkruar nga Pamfleti

Nga Donaruma në portë te Levandovski në sulm,

Edhe pse Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet me një format të zgjeruar prej 48 skuadrash, lista e pjesëmarrësve do të jetë pa disa nga emrat më të njohur të futbollit botëror. Mungesat nuk lidhen vetëm me dëmtimet, por kryesisht me dështimet në kualifikuese të disa kombëtareve të rëndësishme.

Ndeshjet e “play-off”-it sollën eliminime të bujshme. Danimarka u mposht fillimisht nga Skocia në grup dhe më pas nga Republika Çeke në penallti, duke mbetur jashtë Botërorit. Kjo përkthehet në mungesë të shumë lojtarëve që aktivizohen në Serinë A, si Rasmus Højlund, Morten Frendrup, Gustav Isaksen, Frederik Sørensen, Viktor Nelson dhe të tjerë.

Zhgënjim edhe për Poloninë, një kombëtare tradicionalisht e lidhur me kampionatin italian, me emra si Piotr Zielinski, Nikola Zalevski dhe Mateus Ziołkovski. Jashtë mbeti edhe Serbia, duke lënë në shtëpi futbollistë si Dushan Vlahoviç, Strahinja Pavloviç, Lazar Samarxhiç dhe Filip Kostiç.

Ndërkohë, Kameruni i Zambo Anguisa, Kosova e Edon Zhegrovës (e eliminuar nga Turqia në “play-off”) dhe Ukraina me Artem Dovbik e Ruslan Malinovski dhe Andrei Lunin nuk arritën të sigurojnë një vend në turne.

Një nga mungesat më të bujshme është ajo e Robert Levandovskit. Sulmuesi polak humbet kështu mundësinë për të marrë pjesë në një tjetër Botëror, që pritet të ishte i fundit në karrierën e tij ndërkombëtare. Në moshën 37-vjeçare, ai ka lënë të kuptohet se mund të tërhiqet nga kombëtarja.

Nga Donaruma në portë te Levandovski në sulm,

Edhe Nigeria, pavarësisht potencialit të madh, ka dështuar sërish të kualifikohet, duke lënë jashtë Viktor Osimhen dhe Ademola Lukman. Një situatë paradoksale për një nga skuadrat më të talentuara në Afrikë.

Hungaria vazhdon mungesën e gjatë në Botëror që prej vitit 1986, megjithëse në radhët e saj spikat Dominik Soboszlai dhe Milosh Kerkez, lojtarët kryesorë të Liverpulit. Skuadra hungareze u eliminua që në fazën e grupeve.

Megjithatë, jashtë turneut kanë mbetur shumë yje të njohur. Nga porta spikasin emra si Xhanluixhi Donaruma (Itali), Jan Oblak (Slloveni), Andre Onana (Kamerun) dhe Xhorxhi Mamardashvili (Gjeorgji).

Në repartet e tjera mungojnë gjithashtu Khviça Kvaratskhelia (Gjeorgji) e Pierr-Emerik Aubamejang (Gabon).

Përveç skuadrave të eliminuara, disa yje nuk do të jenë të pranishëm për arsye të tjera. Rodrigo pritet të mungojë për shkak dëmtimi, ndërsa Nejmar mund të mos përfshihet në listën e Brazilit nga trajneri Karlo Ançeloti.

robert levandovski xhanluixhi donaruma

Lini një Përgjigje