TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2023, 15:57

Nga burgu në parket, basketbollistja amerikane rikthehet në fushën e lojës pas 3 muajsh në qeli, ja skuadra që ka firmosur

Shkruar nga Pamfleti
Nga burgu në parket, basketbollistja amerikane rikthehet në

Basketbollistja amerikane, Britni Griner ka lënë pas aventurën e hidhur në Rusi dhe tashmë do të luajë me skuadrën e Phoenix Mercury këtë sezon në Women NBA.

Ajo ka firmosur kontratën e re me ish-skuadrën e saj para se të shkonte në Rusi, ku një vit më parë u arrestua nga policia për kontrabandë dhe përdorim të substancave të ndaluara. Griner qendroi gati 8 muaj pas hekurave në Moskë pas një dënimi me 9 vite burg.

Gjithsesi, në fund të vitit të kaluar u rikthye në Amerikë, pjesë e një marrëveshjeje mes dy shteteve për shkëmbim të burgosurish. Ajo që binte në sy ishte pamja e jashtme e Griner, me flokët e prera shkurt, duke hequr flokët shumë të gjata që i mbante si rripa.

E qeshur dhe gati për sfidën e re, ajo do të mbajë numrin 42 në fanelë. Griner do të arkëtojë 165 mijë dollarë për një sezon. Debutimi do të bëhet më 21 mars, në ndeshjen ndaj Chicago Sky.

basketbollistja amerikane britni griner

Lini një Përgjigje