TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shkurt 2023, 20:31

Rrëfehet Ansi Agolli, ish-mbrojtësi kuqezi tregon lojtarët më të veçantë dhe kundërshtarët më të vështirë që është përballur

Shkruar nga Pamfleti
Rrëfehet Ansi Agolli, ish-mbrojtësi kuqezi tregon lojtarët

Nuk do të harrohet asnjëherë në Shqipëri dhe jo vetëm. Ansi Agolli, ish mbrojtësi dhe kapiteni i Tiranës ka dhënë një intervistë të veçantë për “Tribal Football”, ku ka treguar emocionet nga karriera e tij.

Ai ka veçuar dhe lojtarët më në zë të kohës me të cilët është përballur. Nga Maluda, Riberi dhe El Shaaraui. Ashtu si në fushë, driblon dhe “kroson” pikërisht kur duhet.

“Kam pasur shumë momente të bukura në karrierën time, ku i pari ishte kualifikimi në Champions League (për fazën e grupeve) pasi ne si Karabag kaluam të gjitha raundet kualifikuese. Kjo arritje erdhi pavarësisht se skuadra ishte e vogël me një buxhet modest. Momenti i dytë sigurisht, ishte kualifikimi me kombëtaren për “EURO 2016” në Francë. Në pozicionin që luaja, natyrisht, përballë meje ishin lojtarët më të talentuar, më të shpejtë të ekipit kundërshtar.

Lojtarët kundërshtarë? Kishte shumë lojtarë të rëndësishëm kundër të cilëve kam luajtur në nivel klubesh, por edhe për ekipin kombëtar. Do të thosha lojtarë si Florent Malouda, Frenk Riberi, Stefan El Shaaraui… Është një listë e gjatë që do të kërkonte shumë kohë. Për mua, çdo ndeshje kundër këtyre lojtarëve ishte një betejë e ndryshme dhe unë u përpoqa gjithmonë të bëja më të mirën për të ndihmuar ekipin tim dhe për të minimizuar dëmin që këta lojtarë mund të bënin.

Dy ekipet më të vështira kundërshtare? Ndaj Spanjës, një nga ndeshjet më të vështira dhe kundër Dortmundit në vitin 2010 me Klopin si trajner. Çdo titull që kam fituar është i bukur. Përshembull një titull që ishte shumë emocional për mua ishte kur isha pjesë e Tiranës dhe fituam me Vllazninë në ndeshjen e fundit. Atë ndeshje e luajtëm në Tiranë dhe ishim dy pikë para tyre”, ka thënë ai.

ansi agolli ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje