Duke parë se kualifikimi në edicionin e ardhshëm të Champions League duket pothuajse i paarritshëm, Çelsi mund t’i japë fund aventurës së Graham Poter në stol në përfundim të këtij edicioni.
Edhe pa Champions League, milionat e Tod Bohli mund ta bindin Zinedin Zidan të pranojë projektin e ‘Bluve të Londrës’, i cili në sezonin e tij të parë si pronar i Çelsit tregoi se është i vendosur të ndërtojë një ekip të pathyeshëm pa kursyer shpenzimet e çmendura.
Me një liri të madhe zgjedhjeje në merkaton e ardhshme, Zizu mund të sakrifikojë edhe një sezon pa kompeticionin që e stimulon më shumë.
Sipas asaj që shtoi ‘Planeta Real Madrid’, që nuk përjashton një rikthim të dytë të bujshëm në Spanjë në krye të “Los Blancos”, muri i pasigurisë së trajnerit francez mund të rrëzohet nga një pagë maksimale mbi 15 milionë euro në sezon nga Çelsi.
Lini një Përgjigje