TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shkurt 2023, 18:22

Nuk pranoi të jetë zëvendësuesi i portierit serb, Etrit Berisha përjashtohet nga ekipi i Torinos

Shkruar nga Pamfleti
Nuk pranoi të jetë zëvendësuesi i portierit serb, Etrit

Portieri serb Vanja Milinkoviç-Saviç këtë sezon është i preferuari i trajnerit të Torinos Ivan Juriç.

Kjo ka bërë që portieri kosovar, Etrit Berisha, kohëve e fundit të përfundojë në stolin e rezervave.

Por, përfaqësuesi shqiptar nuk e ka pranuar këtë rol dhe është përjashtuar nga ekipi.

Prishtinasi po stërvitet i vetëm dhe përkundër dëshirës së tij, nuk mundi të gjente skuadër gjatë merkatos së janarit, pavarësisht se u përmend Gallatasaraji si opsion i mundshëm.

E trajneri Ivan Juriç, i cili në edicionin e kaluar i besoi pa asnjë dyshim Etrit Berishës, tashmë i ka kthyer shpinën atij.

“Në sezonin e kaluar, Berisha ka dhënë një kontribut të madh, por tashmë po has vështirësi për ta pranuar këtë situatë. Ai stërvitej keq dhe kjo është një gjë e dëmshme. Kush nuk stërvitet mirë dhe si duhet, do të qendrojë jashtë ekipit. Preferoj më shumë që me ekipin të stërvisë Xhemelon, i cili do të jetë portieri i dytë”, deklaroi trajneri Juriç për mediat italiane.

Berisha nuk është ftuar që nga ndeshja e humbur nga Specia, më 15 janar, ndërsa nuk ishte aktivizuar asnjëherë në lojë në ndeshjet paraprake deri në atë datë.

Herën e fundit, Berisha kishte qenë titullar në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar kundër Romës më 20 maj.

Sidoqoftë, trajneri Juriç tashmë preferon më shumë portierin serb, Milinkoviç-Saviç.

Gjatë merkatos së kësaj vere, ish-portieri i Lacios dhe Atalantës do të largohet nga Torino, ku luan edhe futbollisti tjetër kosovar, Mërgim Vojvoda.

 

etrit berisha portieri i kombëtares shqiptare torino

Lini një Përgjigje