Taner Shavut, drejtori sportiv i Hatayspor, është gjetur i vdekur nën rrënoja, 15 ditë pas tërmetit tragjik në Turqi dhe Siri, që mori jetën e më shumë se 40.000 njerëzve. Kjo është vdekja e shtatë e konfirmuar në klubin turk, përfshirë edhe ish-futbollistin e Çelsi, Kristian Atsu:
"Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja e drejtorit tonë sportiv. Zoti e mëshiroftë, ngushëllimet tona për familjen dhe tifozët. Nuk do t'ju harrojmë kurrë, do të jeni gjithmonë në zemrat tona. Pusho në paqe",- shkruan Hatajaspor në një deklaratë.
Ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të Shavut, i cili ishte 48-vjeç, kanë shprehur edhe disa klube turke. Përveç Atsu dhe Shavut, vdiqën edhe dy të rinj nga akademia, një teknik i pajisjeve, një kuzhinier dhe një trajner portierësh po nga akademia.
Lini një Përgjigje