TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shkurt 2023, 16:05

Galtie në “fije të perit”, sheikët gati ta zëvendësojnë me legjendën angleze, Tuhel dhe Murinjo në pritje

Shkruar nga Pamfleti

Galtie  në “fije të perit”, sheikët gati ta

Kristofe Galtie duket se nuk e ka vendin e sigurt te PSG-ja, me trajnerin francez që përflitet se do të largohet pa përfunduar sezoni. Për ta zëvendësuar atë janë përfolur shumë emra të mëdhenj.

Sipas mediave angleze, emri i Tomas Tuhel po lakohet fuqishëm këto ditë në Paris. drejtuesit kanë pranuar gabimin e bërë duke e shkarkuar pak kohë më parë. Një rikthim i mundshëm i tij është më i mundur tashmë që drejtor sportiv është Kampos dhe jo Leonardo. Në çdo rast, një opsion është edhe Zhoze Murinjo, por portugezi mund të ulej në stolin e PSG vetëm në përfundim të sezonit, për momentin nuk mund të largohet nga Roma.

Galtie  në “fije të perit”, sheikët gati ta

Një temë më vete është edhe e ardhmja e dy yjeve të ekipit, Nejmar dhe Mesi. Sipas “L’Equipe”, braziliani nuk pritet të largohet, pavarësisht se drejtuesit e klubit do të bëjnë gjithçka për t’i gjetur një skuadër të re. Paga e tij dhe sjellja brenda dhe jashtë fushe po kthehen në një shqetësim të madh. Diskutimi është shumë ndryshe kur bëhet fjalë për Mesin. “Pleshti” preferon të përfundojë kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni dhe më pas të largohet si lojtari i lir,ë ndërsa drejtuesit e klubit janë të gatshëm t’i plotësojnë çdo dëshirë për të zgjatur bashkëpunimin ndërmjet tyre.

Por emri i fundit për të marrë drejtimin e PSG-së i publikuar nga “Daily Express” ka çuditur të gjithë fansat.

Bëhet fjalë për legjendën angleze të Liverpulit, Stiven Xherrard, i cili ndodhet pa skuadër që nga shkarkimi nga stoli i Aston Vilës.

psg stiven xherrard kristofe galtie lionel mesi nejmar

Lini një Përgjigje