
Torino zbret këtë fundjavë në “Allianz Stadium” për të sfiduar Juventusim dhe mbrojtësi shqiptar, Mërgim Vojvoda po përgatitet për ndeshjen e javës së 24 të Serisë A. 28-vjeçari ka theksuar se qyteti do të vishet me ngjyrat e Torinos, mdërsa shtoi se ndjen dhembje, por nuk e çon nëpër mend që të mungojë në ndeshjen me bardhezinjtë.
Futemi në javën e derbit por ne ishim të fokusuar vetëm te Kremoneze, tani jemi gati për t’u përballur me Juventusin. Le të mendojmë për një ndeshje në një kohë, ata janë të gjithë të rëndësishëm. Tani do të fokusohemi te derbi.”
Vojvoda u pyet edhe sesi ndihet me lojtarin e ri të afruar në janar, serbin Ivan Iliç. “Ai është një lojtar i mirë, duhet të fitojë njëfarë besimi, i cili do të vijë me kalimin e kohës. Trajneri e njeh mirë dhe ai do të përshtatet me sistemin tonë të lojës, me ritmin tonë.”
Lini një Përgjigje