Përfundon pjesa e parë e dy ndeshjeve të fazës së 1/16 të Champions League. Liverpuli nuk ia ka dalë të ruajë avantazhin e dyfishtë dhe është surprizuar nga Reali i Madridit, teksa e ka mbyllur këtë 45 minutësh në barazim 2-2.
“Të kuqtë” zhbllokuan shifrat në minutën e 4. Ishte Darvin Nunjez, i cili me një gol spektakolar me thembër mposhti portierin madrilen.
Në minutën e 14, djemtë e Jurgen Klop dyfishoi shifrat. Kurtua bërti një supergafë pas një kthimi të Karvahal te portieri belg që stopoi me gjoks, por më pas me gju u ngatërrua dhe topi iu fal Salah që nuk gaboi.
Reali reagoi dhe në minutën e 21 shkurtoi diferencën me një të djathtë të mrekullueshme të Vinisius Zhunior që shënoi gol të vërtetë të pabesueshëm në hyrje të zonës, pasi kombinoi me Benzemanë dhe mposhti Alison Beker.
15 minuta më vonë, madrilenët barazuan rezultatin. Sërish një gafë, sepse pas gafës së Kurtua, ishte gabimi i Alison Beker që tentoi të largonte topin, por e përplasi me trupin e Vinisius Zhuniuor dhe topi përfundoi në rrjetë.
Ndërkohë, ndeshja tjetër, Eintraht Frankfurt-Napoli është mbyllur me fitoren e italianëve me rezultatin minimal 1-0. Heroi i ekipit të Spaletit ishte Osimhen me golin e realizuar në minutën e 40.
Lini një Përgjigje