TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Gusht 2024, 18:24

Nedim Bajrami gjen rrugën e rrjetës me Sasuolon, mesfushori kuqezi realizon në fundin e pjesës së parë

Shkruar nga Pamfleti

Nedim Bajrami gjen rrugën e rrjetës me Sasuolon, mesfushori kuqezi

Nedim Bajrami është shfaqur protagonist në ndeshjen miqësore që ekipi i tij, Sasuolo po luan kundër Monzës. Pjesa e parë e kësaj sfide është mbyllur me rezultatin 1-2 në favor të ekipit emiljan.

Ishte pikërisht Nedim Bajrami që e rikaloi në avantazh ekipin e tij në minutën e 38. Sasuolo shënoi që në minutën e 5 me Lauriente, teksa 2 minuta më vonë Monza barazoi me Mari.

Por mesfushori i Kombëtares shqiptare u kujdes që të dërgonte ekipin e tij më të qetë drejt dhomave të zhveshjes. Një gol që motivon lojtarin në këto sfida miqësore, në prag të sezonit të ri futbollistik.

nedim bajrami mesfushori i kombëtaresshqiptare sasuolo

Lini një Përgjigje