TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2025, 15:38

Ndoqi nga afër triumfin spektakolar të Barcelonës kundër Dormundit, Silvinjo ndan momentet e veçanta (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Ndoqi nga afër triumfin spektakolar të Barcelonës kundër

Mbrëmjen e djeshme në Spanjë u zhvillua sfida mes Barcelonës dhe Borusis së Dortmundit. Një përballje e cila përfundoi 4-0 në favor të skuadrës katalanase. Sfidë e vlefshme për çerekfinalen e parë në Champions League.

Në këtë takim kishte dhe tifozë special që kishin vendosur të shijonin nga afër një 90-të minutësh spektakolar. Silvinjo rikthehet të ndjekë nga afër Barcelonën, madje ka shfrytëzuar mundësinë të takojë edhe pjesëtarë të stafit të katalanasve.

Momente të cilat nuk ka ngurruar t’i shpërndajë në rrjetet e tij sociale. Madje shprehet se ishte shumë kënaqësi që takoi disa miq të shkëlqyer. 

Është gjithmonë kënaqësi e veçantë të kthehem në Barcelonë. Sot pata mundësinë të shihja sërish miq të shkëlqyer dhe të shikoja fitoren 4-0 të @fcbarcelona ndaj @bvb09 në Champions League”, ka shkruar timonieri i Kombëtares shqiptare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sylvio Campos Official (@sylvinho_campos)

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare champions league

Lini një Përgjigje