TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2025, 14:36

“PSG luajti me autoritet”, Rio Ferdinand: Kanë potencial për t’i shkuar deri në fund Champions League

Shkruar nga Pamfleti

“PSG luajti me autoritet”, Rio Ferdinand: Kanë potencial

Ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid dhe Anglisë, Rio Ferdinand foli për TNT Sports pas fitores së PSG-së kundër Aston Vilës (3-1) në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampioneve.

“Kam mbetur i mahnitur nga golat që pamë dhe momentet e teknikës së shkëlqyer të lojtarëve të PSG-së, por edhe më shumë nga aftësia e tyre për të rikuperuar topin dhe për ta mbajtur atë.

PSG luajti me autoritetin e një skuadre që e ka fituar këtë turne disa herë, edhe pse nuk është kështu. Parizienët janë një skuadër që di si ta marrë maksimumin nga çdo lojtar dhe i dominon kundërshtarët, si në duelet një kundër një, ashtu edhe në lojën kolektive. Për mua, janë favoritët kryesorë për momentin, sidomos duke parë si i kanë menaxhuar ndeshjet ndaj Liverpool-it dhe si e dominuan këtë përballje ndaj Aston Villa”, tha Ferdinand.

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje