TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2023, 14:59

Ndeshja në “Air Albania”, Shqipëri – Poloni nis me 1 minutë heshtje (Arsyeja)

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja në “Air Albania”, Shqipëri – Poloni nis me 1

Në “Air Albania” do të luhet përballja mes Shqipërisë dhe Polonisë, sfidë që do të startojë në orën 20:45. Një duel shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë drejt ëndrrën Euro 2024.

Në një stadium të mbushur “full” me tifozë , kjo sfidë do të nisë me një minutë heshtje.

UEFA ka vendosur për diçka të tillë për nderim të viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi Marokun dy ditë më parë.

“Mendimet e futbollit europian janë me njerëzit e Marokut në këto kohë të vështira. Viktimat e tërmetit tragjik në Marok do të përkujtohen në të gjitha ndeshjet e ardhshme të ekipeve kombëtare dhe klubeve”, lexohet në komunikatën zyrtare të UEFA-s.

Trajneri Sylvinho mbrëmjen e sotme nuk pritet të bëjë ndryshime, megjithatë ka vetëm një dilemë, që lidhet me repartin ofensiv.

Rreshtimi do të jetë përsëri 4-2-3-1, me Berishën në portë dhe mbrojtjen e përbërë nga Ismajli e Gjimshiti në qendër dhe Hysaj e Mitaj nga krahët.

Ramadani dhe Asllani kanë rolin e shkatërruesve përpara mbrojtjes, por edhe detyrën e organizimit të lojës së ekipit. Bajrami do të jetë truri i manovrave sulmuese, Asani ka konsoliduar pozitat nga e djathta, teksa në të majtë Seferi është në balotazh me Myrto Uzunin.

shqipëri – poloni ndeshja në “air albania”

Lini një Përgjigje