
Ka nisur me një barazim debutimi i Luçiano Spaletit në drejtim të Italisë.
“Axurrët” kanë barazuar 1-1 me Maqedoninë e Veriut në transfertë, në një fushë të vështirë për shkak të gjendjes aspak të mirë të terrenit.
Pas shtyllës së goditur në pjesën e parë nga Sandro Tonali, goli që zhbllokoi ndeshjen erdhi në fillimin e pjesës së dytë. Ishte Imobile që shënoi për miqtë në minutën e 47.
Kur mendohej se italianët do të merrnin në shtëpi tri pikët, erdhi goli i Enis Bardhit që shtangu Italianë. Mesfushori 28-vjeçar befasoi Donarumën me një goditje dënimi “alla Mesi” dhe fiksoi shifrat në 1-1.
Një barazim ky që vështirëson ecurinë e Italisë drejt “EURO 2024” dhe mban në lojë Maqedoninë e Veriut, që vazhdon të konfirmohet “macja e zezë” për Italinë, pasi i eliminoi këta të fundit në marsin e vitit të kaluar në eliminatoret për një vend në “Katar 2022”.
Lini një Përgjigje