
Matvej Petrov ka fituar një tjetër medalje të artë për Shqipërinë në gjimnastikë.
Rusi me nënshtetësi shqiptare ka triumfuar në “World Cup Szombathely” 2023, të zhvilluar në Hungari.
Petrov mori 14 733 pikë në disiplinën e kalit me doreza, duke lënë pas ukrainasin Oleg Verniaiev dhe çekun Radomir Sliz.
“Gjimnasti Matvei Petrov rrëmbeu medaljen e artë sot në “FIG world Challenge Cup” në Szombathely, Hungari”, njofton KOKSH.
Lini një Përgjigje