TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shtator 2023, 20:11

“EURO “2024”/ Ukraina ndal Anglinë mes polemikave, Suedia mban gjallë shpresat me goleadë

Shkruar nga Pamfleti

“EURO “2024”/ Ukraina ndal Anglinë mes polemikave, Suedia

Ukraina ka marrë një barazim të çmuar 1-1 kundër Anglisë na javën e pestë të kualifikueseve europiane për “EURO 2024”.

Anglia është ndalur pas katër fitoreve të marra në katër ndeshjet e para të Grupit C, që kryesohet pikërisht nga “Tre Luanët” me 13 pikë.

Pas tyre renditet Ukraina me 7 pikë, katër më shumë se Italia që ka dy ndeshje më pak.

Ndeshja e zhvilluar në “Tarczynski Arena” të Polonisë u zhbllokua në minutën e 26.

Ishin ukrainasit që goditën të parët duke kaluar në avantazh me një gol të Zinçenkos.

Kundërpërgjigjja e lojtarëve të Sauthgejt erdhi në fundin e pjesës së parë.

Herri Kejn dha një pasim të mrekullueshëm në zonë për Kajl Uoker dhe ky i fundit arriti të shënonte dhe të barazonte ndeshjen.

Në minutën e 63, anglezët pretenduan për një penallti, pasi një gjuajtje e Saka u bllokua me dorë nga një mbrojtës ukrainas.

Megjithatë, një kontroll i shpejtë i VAR-it konfirmoi se vendimi i arbitrit për të mos e dhënë penalltinë ishte i saktë.

Në Grupin F, Suedia mori një fitore të thellë 5-0 kundër Estonisë në transfertë. Giokeres në minutën e 18, Kulusevski 4 minuta më vonë, Isak në minutën e 39, Kuaison  në minutën e 75 dhe Klaeson në minutën e 92 realizuan për suedezët.

ukraina anglia suedia kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje