TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shtator 2023, 18:10

“Jemi me moralin lart, ndaj Shqipërisë e di çfarë na pret”, Fernando Santos: Kanë skuadër të organizuar, nesër luajnë për fitore

Shkruar nga Pamfleti

“Jemi me moralin lart, ndaj Shqipërisë e di çfarë na

Polonia do të masë forcat me Shqipërinë të dielën në orën 20.45 në “Air Albania”. Kombëtarja polake synon 3 pikët në këtë takim të rëndësishëm të kualifikueseve të “EURO 2024”. Trajneri i kësaj skuadre, Fernando Santos dha mendimin e tij për sfidën, në konferencë për shtyp.

A do të ishte dështim barazimi me Shqipërinë?As unë dhe as trajneri i Shqipërisë nuk hyjmë për barazim, secila skuadër do të luajë për të fituar. Shqipëria është një kundërshtar me shumë cilësi, do të luftojmë. Është një skuadër që zhvillohet vazhdimisht, kam qenë në krye të një skuadre që është ndeshur me Shqipërinë në 2016 dhe jam i vetëdjishëm për forcën e tyre.

Është një skuadër e mirë-organizuar dhe me cilësi shumë më të mira se më parë. E njoh edhe trajnerin e kundërshtarëve. Është një skuadër që di të mbrojë dhe të sulmojë, është e organizuar dhe nesër të dyja skuadrat do të luajmë për fitore”.

Çfarë ndodh nëse humbisni nesër, trajneri Silvinjo nuk ka humbur pas sfidës me Poloninë?Në futboll dikush fiton, dikush humbet. Në rast se fitojmë do të shikojmë ndeshjet e radhës dhe do ta kemi vetë në dorë fatin tonë, në të kundërt do të varemi nga të tjerët”.

Rikthimi i Krishoviak pas një kohe të gjatë?Në vendimmarrje udhëhiqem nga analizat, më ka ndodhur edhe më parë. Kam fituar kampionate me lojtarë të cilët i kam takuar vetëm dy ditë. Thërras lojtarë në bazë të nevojës momentale, nuk kam preferencë personale kur vjen puna te lojtarët

Morali-Morali është shumë i mirë dhe kështu ka qenë gjithmonë, pavarësisht çfarë ndodh në fushë, në dhomat e zhveshjes jemi një skuadër e vërtetë. E njohim potencialin e Shqipërisë dhe nesër do të përpiqemi me të gjitha forcat për një rezultat pozitiv.

Ndeshja Poloni-Shqipëri ka qenë ndër të parat që kam parë dhe analizuar kur mora drejtimin e kombëtares, por janë të ndryshme sepse janë ndryshuar lojtarë dhe trajnerë, nuk ka vend për krahasim. Nëse mund të krahasoj është ndeshja e parë ndaj Shqipërisë në këtë edicion, por çdo ndeshje është një histori më vete”- Tha ai.

 

fernando santos trajneri i polonisë ndeshja me shqipërinë

Lini një Përgjigje