
Belgjika ka marrë kryesimin e grupit F, pas fitores 0-1 në Azerbajxhan, në sfidën kualifikuese të “EURO 2024”. Kombëtarja e drejtuar nga Tedesko e filloi mirë ndeshjen në Baku, teksa në minutat e para iu afrua golit me Troshard, por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 38 nga Karrasko. Ish-lojtari i Atletikos së Madridit, i transferuar gjatë merkatos së verës te skuadra e Al Shabab, devijoi në mënyrë të pavullnetshme një gjuajtje të Bakajokos, duke nxjerrë portierin jashtë loje.
Pas kësaj fitore, Belgjika renditet në vendin e parë me 10 pikë, ndërsa Azerbajxhani ndodhet po në vendin e fundit me 1 pikë.
Lini një Përgjigje