TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shtator 2023, 17:03

Mbi 1 mijë të vdekur nga tërmeti shkatërrimtar në Marok, shtyhet ndeshja e Kupës së Kombeve të Afrikës

Shkruar nga Pamfleti

Mbi 1 mijë të vdekur nga tërmeti shkatërrimtar në

Shtyhet ndeshja mes Marokut dhe Liberisë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Shkak është bërë tërmeti, i cili goditi Marokun duke shkaktuar 1037 të vdekur dhe 1200 të plagosur, ku 721 prej tyre në gjendje kritike.

Sipas Sky, dueli i planifikuar për në orën 21:00 do të luhet në një ditë tjetër.

Tërmeti, me magnitudë 7 të shkallës Rihter goditi Marokun qendror, teksa njerëzit dolën në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera.

Tërmeti ndodhi rreth orës 23:00 me kohën lokale, në një thellësi relativisht të cekët, 71 km në jug-perëndim të Marakeshit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Bilanci i tërmetit përditësohet minutë pas minute, pasi të dhëna vijnë nga qytetet dhe veçanërisht nga vendpushimet malore pranë epiqendrës. Fshatrat janë shumë të varfër, shpesh nuk kanë lidhje interneti dhe shtëpitë janë të ndërtuara me murin karakteristik të bërë me kashtë, baltë dhe gurë.

Tërmeti u ndje deri në Portugali dhe Algjeri, sipas Institutit Portugez për Detin dhe Atmosferën dhe agjencinë e Mbrojtjes Civile të Algjerisë, e cila mbikëqyr përgjigjen emergjente.

Në vitin 2004, të paktën 628 njerëz u vranë dhe 926 u plagosën kur një tërmet goditi al-Hoceima në veri-lindje të Marokut.

Në vitin 1980, tërmeti El Asnam me magnitudë 7.3 në Algjerinë fqinje vrau 2500 njerëz dhe la të paktën 300,000 të pastrehë.

kupa e kombeve të afrikës tërmeti në marok

Lini një Përgjigje