TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shtator 2023, 22:34

Kosova zhvillon seancën e fundit stërvitore, Xhaka mysafiri special në fushën e blertë, ja çfarë bën kapiteni i Zvicrës në “Fadil Vokrri” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kosova zhvillon seancën e fundit stërvitore, Xhaka mysafiri special

Kosova zhvilloi mbrëmjen e sotme seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme ndaj Zvicrës, teksa në fushën e blertë u shfaq një mysafir special.

Bëhet fjalë për kapitenin e përfaqësueses helvete, Granit Xhaka, i cili u pa duke shkëmbyer një përqafim të ngrohtë me Edon Zhegrovën, ndërkohë që përshëndeti edhe futbollistin tjetër të Kosovës, Betim Fazlijin. 

Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:45.

Kjo do të jetë përballja e parë zyrtare mes ekipeve të dy shteteve, i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Europian “Euro 2024”.

Kosova është e pesta dhe e parafundit në Grupin I me 3 pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia, e cila ndodhet një vend më lartë.

Në këtë grup kryeson Zvicra me 10 pikë, e ndjekur nga Rumania me 8. Izraeli është i treti me 7 pikë. Andorra është e fundit me vetëm 1 pikë.

granit xhaka kapiteni i zvicrës ndeshja me kosovën kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje