TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shtator 2023, 21:43

Kush ishte pyetja që shkriu së qeshuri Granit Xhakën në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kosovën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kush ishte pyetja që shkriu së qeshuri Granit Xhakën në

Granit Xhaka, ylli shqiptar që përfaqëson Zvicrën, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në Prishtinë, në prag të duelit special ndaj Kosovës, që do të luhet mbrëmjen e nesërme.

Për Xhakën do të jetë një sfidë shumë e veçantë me plot emocione, ashtu siç e shpjegon ai vetë si më poshtë:

“Ke luajtur kundër Shqipërisë, Serbisë dhe tani Kosovës, cilat janë emocionet?

“Është një ndeshje e veçatë për mua dhe familjen. Nuk krahasohen sepse është ndryshe, jam i kënaqur që jam këtu dhe pres nesër një ndeshje me shumë emocione”.

Marrëdhëniet me Zvicrën dhe Kosovën janë pak ndryshe, a ke bërë ndonjë përgatitje ndryshe nga ndeshjet e tjera?

“Ne e njohim mirë Kosovën dhe lojtarët e saj. Trajneri na ka përgatitur njësoj, jemi përgatitur shumë mirë dhe tani duhet të tregojmë veten në fushë”.

Nga Kosova vazhdojnë të largohen lojtarë, më të fundit Daku dhe Muja…

Kemi lojtarë që janë pjesë e Gjermanisë apo Zvicrës, cila është këshilla juaj për Federatën që të mos largohen më lojtarë? “Është pyetje e vështirë, është pozitive sepse kemi tre apo katër kombëtare. Kemi lojtarë që luajnë për kombëtare të mëdha, por gjithsecili duhet ta vendosë vetë se ku shkon. Është e vështirë ta them unë përgjigjen”.

Ndeshja e 150 me Zvicrën, a ke pasur më parë familjarët prezent në konferencë?

“Nuk ka ndodhur kurrë, por këtu ndjehem si në shtëpi. Respektin dua t’ua kthej ju, ndjehem krenar që jam këtu. Nesër edhe pse jam me tjetër fanelë do t’ju bëj edhe juve të lumtur”.

Ndërkohë një pyetje me “spec”, ka bërë që kapiteni Xhaka të shkrihet së qeshuri, teksa ky moment është bërë viral edhe në rrjetet sociale. 

“Trajneri tha që kanë ardhur për fitore, por si kapiten a po e zgjat dorën për një barazim?”, ishte pyetja që solli shumë të qeshura në konferencën për mediat ku ishte i pranishëm Xhaka dhe trajneri Murati Jakin. 

Ky i fundit ishte më i matur në përgjigje, teksa u shpreh se “mund të jemi miq para dhe pas ndeshjes”.

 

granit xhaka futbollisti shqiptar kualifikueset e "euro 2024" ndeshja me kosovën

Lini një Përgjigje