TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shtator 2023, 20:56

“Futbollistët shqiptarë që luajnë për ne të tregohen profesionistë”, trajneri i Zvicrës: Kosova na njeh mirë, s’duhen nënvlerësuar

Shkruar nga Pamfleti

“Futbollistët shqiptarë që luajnë për ne të

Zvicra synon fitoren ndaj Kosovës të shtunën në “Fadil Vokrri”. Përpara takimit të vlefshëm për kualifikueset e “EURO 2024”, trajneri i “Helvetëve”, Murat Jakin ka vlerësuar në maksimum “Dardanët”, duke u shprehur se kanë një skuadër të mirë.

Ekipi i Kosovës është shumë i motivuar, na njohin mirë. Ne synojmë të fitojmë, Kosova ka shumë lojtarë të mirë, por nëse nuk i lejojmë të bëjnë lojën e tyre do të kemi sukses”.

Zvicra ka pasur shumë lojtarë shqiptarë, a e kanë bërë ata më të fortë përfaqësuesen e Zvicrës? “E di shumë mirë këtë dhe disa lojtarë kanë emocione të shtuara për nesër, por sapo arbitri të nisë lojën të gjithë duhet të tregohen profesionistë. Graniti dhe Shaqiri do të bëjë maksimumin për të marrë pikët e plota”, tha ai.

murat jakin trajneri i zvicrës ndeshja me kosovën

Lini një Përgjigje