
Humbja ndaj Skocisë është hedhur pas krahëve, me Spanjën që është rikthyer te fitorja në kualifikueset e “EURO 2024”. Të besuarit e trajnerit de la Fuente triumfuan pastër, me shifrat 1-7 ndaj Gjeorgjisë.
Në Tbilisi, spanjollët vuajtën vetëm në minutat e para për gjetjen e golit, teksa sfida u zhbllokua nga Morata në minutën e 22. Vendasit ishin të pafat pak minuta më pas, pasi Kvirkvelia realizoi autogol. Iberikët shënuan edhe dy herë të tjera brenda pjesës së parë me Olmo dhe Morata, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin e 4 golave. Alvaro Morata, i dha dhënë tre goditje Gjeorgjisë brenda 40 minutash.
Goli i nderit për Gjeorgjinë mban firmën e Xhorxhi Çakvetadze në minutën e 49. Spanja u tregua edhe më e pamëshirmshme në pjesën e dytë, pasi vazhdoi festivali i golave, me Moratën, Uillians dhe Jamal.
Sulmuesi i Barcelonës vendos rekord historik duke u bërë debutuesi më i ri (16-vjeç e 57 ditë) në historinë 103-vjeçare të skuadrës spanjolle.
Lini një Përgjigje