
Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare në vitin 2030. Kështu ka vendosur të premten Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), që u mbajt në Heraklion të Greqisë.
Kandidatura e Kosovës, përkatësisht Prishtinës, u prezantua nga kryeministri Albin Kurti, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti.
Të pranishëm ishin edhe zyrtarë të tjerë qeveritarë. Kandidatura e Kosovës mori përkrahje edhe nga Shqipëria, ku do të mbahen disa prej ngjarjeve.
Vlerësime pozitive për kandidaturën e Kosovës dha edhe një komision i ICMG-së që kishte qendruar në Kosovë disa javë më parë. Paraprakisht, Asambleja ndryshoi rregulloren që u ndalonte shteteve pa dalje në det të organizonin Lojërat mesdhetare.
Në Lojërat Mesdhetare marrin pjesë sportistë nga 26 shtete. Kosova pritet të investojë mbi 250 milionë euro për organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe sportive.
“Prishtina 2030” do të jetë edicioni i 21 i Lojërave Mesdhetare. Në këtë ngjarje marrin pjesë shumë shtete që nuk e njohin Kosovën.
Postimi i plotë
✅VOTOHET PRO????????❗HISTORIA???????? SHKRUHET NË HERAKLION????????
????URIME KOSOVË, LOJËRAT MESDHETARE PRISHTINA 2030❗????????????????????????
#Prishtina2030 #MediterraneanGames
Ka pasur përpjekje nga përfaqësuesit e Serbisë që të bllokojnë kandidaturën e Kosovës, por pa sukses. Në vitin 2026, Lojërat Mesdhetare do të mbahen në Taranto të Italisë.
Vitin e kaluar, Lojërat Mesdhetare u mbajtën në Oran të Algjerisë, ku morën pjesë 3298 sportistë. Mbi 3000 sportistë priten edhe në Prishtinë pas 7-vitesh.
Lini një Përgjigje