
Kombëtarja shqiptare mori një pikë mjaft të rëndësishme në Pragë ndaj Çekisë. Nuk ka kohë për të humbur dhe Silvinjo do të duhet të mendojë menjëherë për një tjetër “finale” në këto kualifikuese.
Ditën e dielë në orën 20:45 në “Air Albania” e mbushur full do të presim Poloninë. Një duel që do të vendosë shumë mbi fatet e kombëtares sonë në Europianin e Gjermanisë. Niveli i kësaj ndeshje është i lartë, me ekipet që do të luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për 3 pikët.
Për një përballje të tillë UEFA ka vendosur edhe për gjyqtarët që do të vendosin drejtësi. 90-minutat e “Air Albania” i janë besuar një spanjolli. Hoze Maria Sançez do të jetë kryesor, i cili do të ndihmohet nga Raul Kabanero dhe Inigo Prieto. Arbitri i katërt do të jetë Guilermo Kuadra, ndërsa VAR-i i është besuar Karlos del Serro Grande, ndërkohë në AVAR do të jetë Sezar Soto Grado.
Hoze Maria Sançez është një gjyqtar i njohur në La Liga, ndërsa ka gjykuar edhe në sfidat europiane si Champions League, Europa League dhe Conference League.

Lini një Përgjigje