TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shtator 2023, 22:41

Shqipëria del me kokën lart nga transferta çeke dhe mban gjallë ëndrrën për “EURO 2024”, Bajrami mahnit Pragën me supergol (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria del me kokën lart nga transferta çeke dhe mban

Shqipëria del me kokën lart nga “Fortuna Arena” dhe mban gjallë ëndrrën për t’u kualifikuar në “EURO 2024 që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo ia kanë dalë t’i marrin pikën e artë Çekisë, duke bërë që ndeshja të mbyllej në barazim 1-1.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 57. Krejçi i shpëtoi pozicionit jashtë loje dhe mposhti Berishën. Fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje nga gjyqtari anësor, por më pas VAR-i i dha avantazhin vendasve.


8 minuta më vonë, djemtë tanë rikthyen baraspeshën. Nedim Bajrami realizoi një supergol në minutën e 65, teksa lëshoi në goditje spektakolare nga jashtë zonës.


Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 11, vendasit rrezikuan shumë me Pavlenkan, i cili pasoi brenda zonës dhe Asani me Cikalleshin vrapuan për t’i marrë topin mbrojtësit, por pa ia dalë.



8 minuta më vonë çekët pretenduan për një penallti, por gjyqtari pa qartë shtrirjen në tokë të kundërshtarit.


Në minutën e 25, Kuçta goditi me kokë brenda zonës, por Berisha devijoi topin në këndore. 2 minuta më vonë, Asani pati mundësinë e arë, por gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje.


Në minutën e 28, Shqipëria rrezikoi sërish, Asani nxori bosh Cikalleshin, i cili nuk arriti të shkonte te topi.


Në minutën e 42, çekët patën rastin e artë, por Hysaj shpëtoi Shqipërinë.


Me këtë barazim , Çekia mban vendin e parë me 8 pikë, ndërsa Shqipëria e ndjek në vendin e dytë me 7 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Shqipëria do të përballet me Poloninë në “Air Albania”, ku do të kërkojë të marrë sërish një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë ëndrrën “Gjermani 2024”.

çekia shqipëria kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje