TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shtator 2023, 16:02

Të gjithë të pakënaqur nga ndeshja me Ishujt Faroe, në Poloni kërkojnë shkarkimin e Fernando Santos

Shkruar nga Pamfleti

Të gjithë të pakënaqur nga ndeshja me Ishujt Faroe, në

Polonia mori një fitore të vuajtur ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”.

Dy golat e Levandovskit shpëtuan polakët nga turpërimi në shtëpi. Por askush nuk është i kënaqur me ndeshjen e mbrëmshme, dhe të gjithë në Poloni fajësojnë vetëm një person, trajnerin Fernando Santos.

Sipas mediave polake të gjithë duan shkarkimin e tij për lojën e turpshme dhe aspak premtuese të kombëtares ndaj një kundërshtari të lehtë si Ishujt Faroe.

Sipas një artikulli të botuar në median “SportoweFakty”, shkruhet se do të kishte qenë më e lehtë nëse do të kishin humbur mbrëmë, pasi Santos do të ishte shkarkuar menjëherë. Edhe pse ai është i vetëdijshëm për situatën e krijuar, nuk dëshiron të tërhiqet për shkak të krenarisë.

fernando santos trajneri i polonisë

Lini një Përgjigje