
Përfundon pjesa e parë e kualifikueseve të europianit U-21. Kombëtarja kuqezi e ka nisur ëndrrën europiane në mënyrën më të mirë të mundshme. Të besuarit e Alban Bushit kanë mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 Armeninë U-21 në Abovjan.
Stiven Shpendi zhbllokoi shifrat në minutën e 28. Sulmuesi bëri një driblim fantastik dhe realizoi një eurogol për t’i dhënë avantazhin kuqezinjve.
Në minutën e 37, kombëtarja e Shpresave gjeti edhe golin e dytë për të shkuar e qetë në dhomat e zhveshjes. Rexhepi shkundi rrjetën me një goditje perfekte brenda zonës.
Lini një Përgjigje