
Shqipëria U-21 e ka nisur me “këmbën e mbarë” kualifikueset e “EURO 2025”, teksa fitoi 1-2 ndaj Armenisë U-21, në “Abovyan City Stadium” (Abovyan).
Stiven Shpendi zhbllokoi shifrat në minutën e 28. Sulmuesi bëri një driblim fantastik dhe realizoi një eurogol për t’i dhënë avantazhin kuqezinjve.
Në minutën e 37, kombëtarja e Shpresave gjeti edhe golin e dytë për të shkuar e qetë në dhomat e zhveshjes. Rexhepi shkundi rrjetën me një goditje perfekte brenda zonës.
Armenët ngushtuan shifrat falë Gevorg Tarakçian në minutën e 86, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe kuqezinjtë e Alban Bushit marrin 3 pikët e para.
Në Armeni nuk munguan as çudirat, teksa ndeshja u ndërpre në minutën e 66 për shkak të problemeve me sistemin e ndriçimit.
Shqipëria U-21 është në grupin E të kualifikueseve, së bashku me Finlandën, Rumaninë, Malin e Zi dhe Zvicrën.
Lini një Përgjigje